masa represive per ndertuesit rama liste te zeze me ata qe shkelin lejen 688767484161f

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!

July 28, 2025
1 minut lexim

Për ata ndërtues që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit, kryeministri Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’. Kreu i qeverisë theksoi se ndihma dhe mundësitë që po hapen për industrinë do të shoqërohen me rregulla të rrepta:“Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër.”



Kryeministri shtoi se qeveria do të krijojë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, të cilët do të përjashtohen nga marrja e lejeve të reja, ndërsa të gjitha kantieret do të pajisen me kamera sigurie për monitorim 24 orë.

“Këtë vit do ta çojmë më tutje, në dy tre vitet në vijim do ta bëjmë intensive pjesëmarrjen tonë në panaire të mëdha të real estate, të pasurive imobiliare për të prezantuar projekte, investimet potenciale, për të prezantuar investitorët, palët e tjera të interesuara. Nga ana tjetër, kjo kërkon garanci. Garancia është realizimi i projekteve në mënyrë besnike, ne do bëjmë çmos që nga ana jonë të ndërtojmë një plan masash të reja represive që do duhet të balancojnë pjesën e gjithë mbështetjes dhe të gjithë kanaleve të reja që do përpiqemi të hapim për ju dhe industrinë e ndërtimit, karota nga një ana, shkopi nga ana tjetër, në të kundërt e kemi të pamundur, mund të humbasim shans historik dhe s’do afrohet njeri për të financuar. Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek kliringu dhe blerësit e rastit brenda vendit. Listë të zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje. Kantieret e ndërtimit do kenë kamera 24 orë, kjo gjë do t’iu vlejë dhe juve në ndjekjen e punës dhe praktikën tuaj. Është shumë e vlefshme për të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe garantimin e projektit”, tha Rama.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti balancuesi nuk ishte ligj por mungese ligji ata smund te benin ligj sepse blenin soravine 685daf3d6fc18
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti ironizon: E falënderojmë shoqen e Bujarit dhe Blerim Bexhetit, Arsovskën, për rikthimin e Qoses

verifikim faktesh pretendimi i trump per pagesen rreth 10 milione euro ndaj beyonce eshte i pavertete 68876a8f84531
Lajmi i radhës

Verifikim faktesh: Pretendimi i Trump për pagesën rreth 10 milionë euro ndaj Beyonce është i pavërtetë

Të fundit nga

ShkoLartë