martohet aktorja e bashkallajk sara bajrami dukej tejet elegante ne fustanin e nuserise 689f0951ed4f7

Martohet aktorja e “Bashkallajk”, Sara Bajrami – dukej tejet elegante në fustanin e nusërisë

August 15, 2025
1 minut lexim

Aktorja e njohur Sara Bajrami i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me një ceremoni martese plot elegancë dhe emocion përkrah partnerit të saj, Mirad, i cili i ka rrëmbyer zemrën.

E njohur për publikun si një nga aktoret më të dashura të teatrit dhe sidomos për rolin e Lizës në serialin shumë të ndjekur Bashkallajk, Sara u shfaq mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë, duke rrezatuar hijeshi dhe thjeshtësi.

Përmes një sërë postimesh në ‘Instastory’, ndjekësit kanë pasur mundësinë të shohin pamje nga ceremonia dhe festa, e cila ishte një kombinim perfekt mes modernes dhe traditës shqiptare – që nga muzika bashkëkohore, e deri tek ritmet e dasmave tradicionale me tupana.

Image

Sara Bajrami me burrin e saj

Në mesin e të ftuarve nuk munguan as emrat e njohur të ekranit dhe kolegët e saj nga seriali Bashkallajk, përfshirë Ryva Kajtazin dhe Behar Nesimin, të cilët ndanë çaste të bukura me çiftin në këtë ditë të veçantë.

Nga postimet në llogarinë e saj në Instagram, vihet re se Sara kishte zgjedhur të vishej me dy fustane të bardha – njëri me prerje më të gjerë e madhështore, ndërsa tjetri më i thjeshtë dhe i rrjedhshëm, i zbukuruar me detaje të bukura me perla në pjesën e dekoltesë, që i shtonin edhe më shumë hijeshi pamjes së saj engjëllore.

Image

Sara Bajrami me Ryven
Image

Sara Bajrami
Image

Sara Bajrami me burrin e saj

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MICKOSKI
Lajmi i mëparshëm

Mickoski me mesazh të prerë për BDI-në: Mos shpresoni në zgjedhje të parakohshme!

publikohet lista e 1000 universiteteve me te mira ne bote edhe kete vit asnje nga maqedonia e veriut 689f0d8a24f31
Lajmi i radhës

Publikohet lista e 1000 universiteteve më të mira në botë, edhe këtë vit asnjë nga Maqedonia e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë