martin andonovski gostivari meriton qytet me te paster rruge te sigurta dhe infrastrukture moderne 68dac1ce57eac

Martin Andonovski: Gostivari meriton qytet më të pastër, rrugë të sigurta dhe infrastrukturë moderne

September 29, 2025
1 minut lexim

Gostivar, 29 shtator – Bartësi i listës së Këshilltarëve nga VMRO në komunën e Gostivarit, Martin Andonovski, në një fjalim drejtuar qytetarëve, theksoi se Qeveria e udhëhequr nga partia e tij gjatë vitit të kaluar ka treguar se si pushteti qendror mund të mbështesë nivelin lokal, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, etnike apo kombëtare.

“Gostivari nuk u harrua. Kjo qeveri punon për secilin prej nesh,” nënvizoi Andonovski.

Ai prezantoi prioritetet për të cilat VMRO-DPMNE do të angazhohet në bashkëpunim me qeverinë qendrore, duke përfshirë:

  • qytet më të pastër,
  • rrugë të sigurta,
  • ujë të sigurt,
  • infrastrukturë moderne dhe
  • më shumë hapësira publike për të gjithë qytetarët.

“Ne kemi plan dhe program për t’i zgjidhur këto çështje. Prandaj kërkojmë mbështetjen tuaj. Gostivari meriton më shumë. Ju ftoj të bëjmë zgjedhjen e duhur, për vendin tuaj, për të ardhmen tuaj,” tha Andonovski.

https://www.facebook.com/share/v/175eU21Cf7

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sejdiu viziton laquilan ne itali pritet ngrohtesisht nga homologu italian 68dabb3125e23
Lajmi i mëparshëm

Sejdiu viziton L’Aquilan në Itali pritet ngrohtësisht nga homologu italian

muhamet elmazi takon kompanine lidere te inovacionit ne rajon per mbeshtetje te rinise se sarajit 68dac2725aa70
Lajmi i radhës

Muhamet Elmazi takon kompaninë lidere të inovacionit në rajon për mbështetje të rinisë së Sarajit

Të fundit nga

ShkoLartë