marta kos reagon pas perdorimit te tepruar te forces kunder protestuesve ne serbi 6867864cd14e2

​Marta Kos reagon pas përdorimit të tepruar të forcës kundër protestuesve në Serbi

July 4, 2025
1 minut lexim

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka thënë se Bashkimi Evropian po ndjek raportet për përdorim të tepruar të forcës kundër protestuesve në Serbi.

Tash e disa muaj po zhvillohen protesta të mëdha antiqeveritare në Serbi, që nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në muajin nëntor.

Marta Kos shkroi në X se “duhet të mbështeten të drejtat e demonstratave paqësore, lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes”.

Ajo theksoi se blloku dënon fuqishëm “të gjitha aktet e urrejtjes dhe dhunës”.

“Të drejtat dhe vlerat themelore duhet të respektohen”.

Studentët të cilët kundërshtojnë dështimin e sundimit të ligjit në Serbi, si dhe korrupsionin e gjerë, po bllokojnë tash e disa muaj degët universitare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje cope marsi po shitet ne toke per 4 milione dollare 6867861051631
Lajmi i mëparshëm

Një copë Marsi po shitet në Tokë për 4 milionë dollarë

filipce investimet e huaja direkte kane rene nga 397 ne 135 milione euro ne tremujorin e pare 6867895860219
Lajmi i radhës

Filipçe: Investimet e huaja direkte kanë rënë nga 397 në 135 milionë euro në tremujorin e parë

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë