marta kos maqedonia e veriut duhet te ece perpara drejt be se pavaresisht sfidave 68aedf7a7cf29

Marta Kos: Maqedonia e Veriut duhet të ecë përpara drejt BE-së, pavarësisht sfidave

August 27, 2025
1 minut lexim

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, tha se është e rëndësishme të përmbushen detyrimet e mbetura dhe që vendi të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në postimin e saj në rrjetin social X, Kos tha se ajo dhe Mucunski patën një diskutim të hapur rreth hapave të ardhshëm në rrugën evropiane të Maqedonisë, të cilin ajo thotë se e mbështet fuqimisht, si dhe rreth Planit të Rritjes.

Për më tepër, ajo përshëndeti pajtueshmërinë e plotë të Maqedonisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian, si dhe ndihmën që vendi i ofron Ukrainës.

Ndërsa shefi i diplomacisë së RMV-së, në një intervistë për “Politico”, theksoi se Maqedonia nuk është gati për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, përveç nëse merr një garanci të fortë nga Bashkimi Evropian se kjo është kërkesa e fundit e Sofjes.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

KADRI KRYEZIU GAZETA
Lajmi i mëparshëm

Kryeziu: Borrel që nuk e njeh Kosovën, lavdëron Osmanin!

rritje natyrore negative edhe ne tremujorin e dyte 1 135 me pak te lindur se sa te vdekur 68aee486df837
Lajmi i radhës

Rritje natyrore negative edhe në tremujorin e dytë, 1.135 më pak të lindur se sa të vdekur

Të fundit nga

ShkoLartë