Volodimir Zelensky deklaroi se kërkesat që Kievi t’i tërheqë trupat nga pjesa e Donbasit të cilën e ka ende nën kontroll, mbetet pengesa kryesore drejt përparimit në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
Bisedimet për paqe po zhvillohen me shpejtësi dhe Shtetet e Bashkuara janë duke ushtruar presion të madh mbi palët për ujdinë që do t`i jeptë fund konfliktit gati katër vjecar. Statusi i centralit bërthamor të Zaporizhjas, i cili kontrollohet nga Rusia, është një çështje tjetër që duhet të zgjidhet, deklaroi presidenti ukrainas pas bisedimeve me mbështetësit europianë dhe zyrtarët amerikanë. Ai shtoi gjithashtu se një Pasi Shtetet e Bashkuara e paraqitën një plan për paqe me 28 pika, i cili favorizonte dukshëm Rusinë sipas kritikëve, Ukraina dhe vendet evropiane po kërkojnë ndryshime që do ta bënin marrëveshjen më të baraspeshuar dhe, mbi të gjitha, do ta siguronin mbrojtjen e Ukrainës ndaj ndonjë sulmi rus në të ardhmen. Kievi ia dorëzoi SHBA-së një plan me 20 pika më herët gjatë kësaj jave.
“Ne i dërguam ekipit amerikan një variant të rishikuar të dokumentit kornizë me të cilin punuam. Ai përfshin 20 pika kyç. Ky mund të jetë themeli për gjithçka. Po pres përgjigje nga Amerika”, deklaroi Zelensky.
Moska ka dhënë pak shenja lëkundjeje nga kërkesat e hershme të saj, e zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas po i shtjellojnë detajet. Sipas Zelenskyt, SHBA-ja propozon tërheqjen e trupave ukrainase nga pjesa e fortifikuar e rajonit të Donjeckut të cilën e kontrollon ende, dhe “kompromisi është, teorikisht, që trupat ruse nuk do të hyjnë” në këtë zonë, ku Uashingtoni kërkon të vendosë një “zonë të lirë ekonomike”.
Top Channel
Burimi: top channel


