marreveshje per bashkepunim ne fushen e sigurise kibernetike 690de24f6959b

Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike

November 7, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Isak Shabani, kanë vënë nënshkrimet e tyre në një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës synohet rritja e bashkëpunimit reciprok në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, rritja e kërkimit shkencor dhe trajnimeve praktike.

Dugolli këtë marrëveshje tha se e sheh si një urë të qëndrueshme mes institucioneve shtetërore dhe akademisë, në shërbim të avancimit të kapaciteteve vendore në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

“Ky është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen – në ngritjen e kapaciteteve, rritjen e ekspertizës vendore dhe krijimin e një mjedisi ku teknologjia shfrytëzohet për mbrojtje, zhvillim dhe progres“, u shpreh mes Dugolli.

Ministria e Mbrojtjes, në njoftimin për media thotë se me këtë marrëveshje krijohen mundësi të reja për studentët dhe profesionistët e rinj që të angazhohen në projekte konkrete dhe laboratorë praktikë, duke forcuar, sipas tyre, rolin e vendit në ekosistemin global të sigurisë dhe inovacionit teknologjik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet policia plan masash jane angazhuar 612 punonjes policie dhe automjete 690de0329df5b
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet/ Policia plan masash: Janë angazhuar 612 punonjës policie dhe automjete

timothee chalamet nuk do te kthehet kurre ne televizion 690de373499d4
Lajmi i radhës

Timothee Chalamet nuk do të kthehet kurrë në televizion!

Të fundit nga

ShkoLartë