Ish-ambasadori Agim Nesho në një intervistë në një studio televizive e quajti zhvillim pozitiv marrëveshjen e sotme mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të shtetit
“Dua të them që u arrit një marrëveshje që për dy vjet e çoi Kosovën në kalvarin e zgjedhjeve të njëpasnjëshme duke humbur procese të domosdoshme të integrimit të saj në boshtin euro-atlantik.
Është një arritje tepër e madhe që duhet të vlerësohet. Në këtë kuptim, unë e shikoj dhe deklaratën e liderit të opozitës i cili kërkon që kjo marrëveshje të realizohet sa më shpejt sepse ka rëndësi për këtë moment politik, gjeopolitik, për Kosovën, është i domosdoshëm ta tejkalojë sa më shpejt. Ka lidhje me planin e rritjes, thithjen e fondeve, me konsolidimin e pushtetit ekzekutiv, tashmë kur dihet që nacionalizmi serb, sytë i ka kthyer ndaj krizave të jashtme, sidomos retorikat e fundit të Vuçiçit.
Prandaj them që ky moment në radhë të parë është tepër pozitiv dhe ky moment duhet përkrahur”.
Burimi: botasot.info


