marredheniet seksuale gjate shtatzenise nuk e rrezikojne femijen 692c19d2e03c6

“Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë nuk e rrezikojnë fëmijën”

November 30, 2025
1 minut lexim

I ftuar në emisionin “Weekend”, seksologu Hajrulla Fejza ka shpjeguar se shkenca nuk e kërkon zvogëlimin e marrëdhënieve seksuale gjatë shtatzënisë, pasi fëmija është plotësisht i sigurt.

Sipas Fejzës, në fillim të shtatzënisë, shumë gra mund të kenë frikë se marrëdhënia seksuale mund të dëmtojë fëmijën, por ai theksoi se ky shqetësim është i pabazuar, pasi fëmija është i mbrojtur nga mitra dhe nuk mund të dëmtohet nga akti seksual.

Seksologu theksoi se përveç situatave ekstreme si dhuna, marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë janë të sigurta për gruan dhe fëmijën, dhe ndihmojnë në ruajtjen e intimitetit dhe shëndetit të çiftit.

“Marrëdhëniet fillojnë të zbehen në fillim të shtatzënisë,  në fillim ka frikë se marrëdhënia po e dëmton frytin, aty fillon zbehja. Gjithmonë me një far ndrojtje, pa e ditë që fëmija në mitër është shumë i sigurtë dhe nuk e dëmton asnjë marrëdhënie seksuale. Zbehja rritet me procesin e lindjes. Normale për gruan. Prezenca e dikujt tjetër, e fëmijës në dhomë e zbeh marrëdhënien, e neglizhon partnerin, burri e sheh se dikush ka hyrë mes tyre aty”.

“Asgjë më nuk është njëjtë. Dhe këtu fillon zbehja e intimitetit dhe marrëdhënies seksuale. Shkenca nuk thotë që duhet me i zvogëluar marrëdhëniet seksuale sepse fëmija është shumë i sigurt. Vagina ëshë e ndame me qafën e mitrës dhe është e pamundur me dëmtu fëmijën. Dëmtime mund të ketë veç nëse ka seks me dhunë”, tha Fejza.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia shqiptoi 1716 gjoba trafiku per 24 ore 692c18aea3bd7
Lajmi i mëparshëm

Policia shqiptoi 1716 gjoba trafiku për 24 orë

tedi blushi rama qe dikur shkarkoi nje zv ministre per nje arke me peshk sot refuzon te shkarkoje zv kryeministren te kapur me presh ne dore 692c2c7821c54
Lajmi i radhës

Tedi Blushi: Rama që dikur shkarkoi një zv.ministre për një arkë me peshk, sot refuzon të shkarkojë zv.kryeministren të kapur me “presh në dorë”

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë