marredhenia me kinen eshte shume e forte trump pas telefonates me xi jingping pranova ftesen e presidentit per nje vizite ne pekin 6924b7281e4a0

“Marrëdhënia me Kinën është shumë e fortë”, Trump pas telefonatës me Xi Jingping: Pranova ftesën e presidentit për një vizitë në Pekin

November 24, 2025
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se pati një telefonatë “shumë të mirë” me homologun e tij kinez, Xi Jinping, gjatë së cilës ata diskutuan, ndër të tjera, luftën në Ukrainë, trafikimin e fentanilit dhe eksportet bujqësore.

“Arritëm një marrëveshje të mirë dhe shumë të rëndësishme për fermerët tanë të shkëlqyer”, tha Trump në një postim në platformën Truth Social, duke theksuar se marrëdhënia e SHBA-së me Kinën “është jashtëzakonisht e fortë”.

Donald Trump njoftoi gjithashtu se kishte pranuar një ftesë nga Xi Jinping për të vizituar Pekinin në prill, duke shtuar se do të pasonte një vizitë zyrtare e presidentit kinez në Shtetet e Bashkuara.

“Ne ramë dakord se është e rëndësishme të komunikojmë shpesh, gjë që mezi pres ta bëj”, përfundoi postimin e tij Donald Trump.

trump anartisi


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shefi i nato s per rel in nevojitet nje dialog i matur per ukrainen 6924b57956ed0
Lajmi i mëparshëm

Shefi i NATO-s për REL-in: Nevojitet një dialog i matur për Ukrainën

vushtrria pa fonde shkycet ndricimi publik reagon ferit idrizi 6924bc4f7b9e0
Lajmi i radhës

Vushtrria pa fonde – shkyçet ndriçimi publik, reagon Ferit Idrizi

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë