mark rutte ja ku do zhvillohet samiti i ardhshem i nato s 68a4bdcb304aa

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

August 19, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte njoftoi ditën e sotme se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet më 7-8 korrik 2026 në Ankara, Turqi. Samiti do të mbahet në Kompleksin Presidencial Bestepe.



Në deklaratën e tij, Rutte falënderoi Turqinë për mikpritjen e këtij “samiti të rëndësishëm” dhe theksoi se në takimin e ardhshëm “liderët do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë”, të gatshme për të përballuar sfidat kritike të sigurisë.

Këtë vit, samiti i NATO-s u mbajt në qershor në Hagë të Holandës, ku vendet anëtare u angazhuan të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

Turqia e ka pritur për herë të fundit Samitin e NATO-s në vitin 2004, në Stamboll.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selenice vater zjarri ne lapardha flaket u afrohen banesave 68a4bc94b53b4
Lajmi i mëparshëm

Selenicë/ Vatër zjarri në Lapardha, flakët u afrohen banesave

zbulohen mesazhet shqetesuese te mjekeve te akuzuar per vdekjen e matthew perry 68a4bfd3ec2c4
Lajmi i radhës

Zbulohen mesazhet shqetësuese të mjekëve të akuzuar për vdekjen e Matthew Perry

Të fundit nga

ShkoLartë