marina e frances kap sasine rekord te droges sekuestrohen 9 6 tone kokaine ne brigjet e afrikes perendimore 68d50ed360316

Marina e Francës kap sasinë rekord të drogës, sekuestrohen 9.6 tonë kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore!

September 25, 2025
1 minut lexim

Një ngarkesë e madhe droge është sekuestruar në brigjet e Afrikës Perëndimore pas një aksioni të kryer, që është edhe sasia rekord e kapur ndonjëherë.

Operacioni u krye nga Marina e Francës, e cila njoftoi mëngjesin e sotëm (25 shtator) se kishte sekuestruar 9.6 tonë kokainë, me vlerë më shumë se 500 milionë euro, nga një anije peshkimi në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Më konkretisht, sipas informacionit nga Rajoni Detar i Atlantikut, operacioni u krye nga dy anije të Marinës, pas informacionit të dhënë nga shërbimet antidrogë, shërbimet e inteligjencës detare dhe policia britanike.

Aksioni është pjesë e misionit “Corymbe”, i krijuar në vitin 1990 në Gjirin e Guinesë, me qëllim forcimin e sigurisë në një rajon ku pirateria është një fenomen i shpeshtë.

“Në total, nga anija u sekuestruan 9.6 ton kokainë me një vlerë tregu prej gati 519 milionë eurosh (609 milionë dollarë),” tha Rajoni Detar i Atlantikut, duke vënë në dukje se anija nuk mbante flamurin e asnjë vendi.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje rreth fatit të ekuipazhit, ndërsa zakonisht në operacione të tilla, droga shkatërrohet dhe anija lejohet të vazhdojë kursin e saj. Ky është suksesi më i madh i Marinës Franceze në vitin 2025. Deri në fund të gushtit, marina franceze kishte sekuestruar tashmë gati gjashtë tonë kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

seanca paraprake ndaj ilir metes avokati cakrani kerkon shtyrjen zbulohet arsyeja 68d50e633e8b5
Lajmi i mëparshëm

Seanca paraprake ndaj Ilir Metës/ Avokati Cakrani kërkon shtyrjen, zbulohet arsyeja

nje takim me trump do zgjidhe krizen mes vendeve tona presidenti brazilian shpresoj te mbahet sa me shpejt 68d51087a97a5
Lajmi i radhës

“Një takim me Trump do zgjidhë krizën mes vendeve tona”, presidenti brazilian: Shpresoj të mbahet sa më shpejt

Të fundit nga

ShkoLartë