marin perkujton djalin e tij qe u nda nga jeta sot do te mbushje nje vjec ushtari im mbreti im 6a87077e634cc

Marin përkujton djalin e tij që u nda nga jeta: Sot do të mbushje një vjeç, ushtari im – mbreti im

August 20, 2026
1 minut lexim

Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale për djalin e tij të porsalindur, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

Në ditën kur i vogli do të festonte ditëlindjen e tij të parë, artisti ka zgjedhur ta kujtojë përmes një ilustrimi të një foshnjeje me krahë engjëlli, të shoqëruar me një mesazh të ndjerë për mungesën e tij.

Në dedikimin e publikuar në gjuhën angleze, Marin ka shprehur dhimbjen që ai dhe bashkëshortja e tij, Alba, vazhdojnë ta përjetojnë, duke theksuar se kujtimi i të birit mbetet i gjallë çdo ditë.

“Sot do të mbushje 1 vjeç, ushtari im, mbreti im! Sa për ta ditur, nuk ka pasur asnjë ditë që nga largimi yt që nuk të mendojmë dhe nuk e çmojmë atë që ishe dhe je për ne. Deri herën tjetër kur babi dhe mami të të shohin, të duam përgjithmonë, engjëlli im”, ka shkruar reperi.

Postimi vjen si një kujtim i veçantë në një ditë që për familjen e tij do të duhej të ishte një festë, por që tashmë shënon një tjetër përvjetor të dhimbshëm të humbjes.

Image

Postimi

Marin dhe Alba kanë zgjedhur përgjithësisht ta mbajnë jetën e tyre familjare larg vëmendjes së publikut, ndaj ky dedikim i rrallë ka prekur ndjekësit e artistit.

Çifti janë gjithashtu prindër të tre vajzave, ndërsa humbja e djalit të tyre mbetet një nga momentet më të dhimbshme në jetën e familjes. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijon perhapja e virusit te nilit perendimor ne greqi 157 raste dhe 13 viktima deri me tani 6a8706b14ecab
Lajmi i mëparshëm

Vijon përhapja e virusit të Nilit Perëndimor në Greqi, 157 raste dhe 13 viktima deri më tani

padi penale ndaj tre personave fizike dhe nje personi juridik ne rmv demtuan buxhetin e nje kombinati duhani per mbi 3 3 milione denare 6a870a21b5e33
Lajmi i radhës

Padi penale ndaj tre personave fizikë dhe një personi juridik në RMV, dëmtuan buxhetin e një Kombinati duhani për mbi 3.3 milionë denarë

Të fundit nga

ShkoLartë