margot robbie shkelqen me nje fustan transparent mahnites ne premieren e filmit 68c32e7181239

Margot Robbie shkëlqen me një fustan transparent mahnitës në premierën e filmit

September 11, 2025
1 minut lexim

Margot Robbie mahniti publikun me një fustan transparent përrallor, teksa iu bashkua kolegut të saj të filmit, Colin Farrell, për premierën e projektit të tyre të ri të enjten.

Aktorja u fotografua në Londër, në shfaqjen e filmit A Big Bold Beautiful Journey, i cili do të dalë më 19 shtator.

Margot, 35 vjeçe, dukej marramendëse teksa u shfaq me një fustan transparent, të dizajnuar nga koleksioni couture pranverë/verë 2025 i Armani Privé, i punuar me kristale dhe sekuina.

Image

Margot Robbie

Fustani i gjatë deri në fund të këmbëve kishte edhe shpinën e hapur, duke vënë në pah linjat e saj të përsosura.

Ajo pozoi gjithashtu me aktorin irlandez Colin, 49 vjeç, i cili kishte zgjedhur një pamje tipike londineze me një pallto të gjatë mbi kostumin dhe kravatën e zezë.

Kthimi i Margot, yllit të Barbie, në skenën e dritave dhe aktrimit vjen më pak se një vit pasi ajo mori një pauzë nga karriera dhe solli në jetë djalin e saj.

Image

Margot Robbie

Image

Margot Robbie

Image

Margot Robbie

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mot me stabil nga dita e premte temperatura deri ne 30c ne fundjave 68c32d5366fed
Lajmi i mëparshëm

Mot më stabil nga dita e premtë, temperatura deri në 30C në fundjavë

ibrahimi nga studenicani sedat bislimi eshte zgjidhja qe e cliron studenicanin nga ky ngerc 68c3329e78dc7
Lajmi i radhës

Ibrahimi nga Studeniçani: Sedat Bislimi është zgjidhja që e çliron Studeniçanin nga ky ngërç

Të fundit nga

ShkoLartë