Qasja në mjetet e inteligjencës artificiale duhet të jetë e mundur për të gjithë, pavarësisht fuqisë ekonomike të shteteve dhe të ardhurave të familjeve. Ky është mesazhi nga pjesëmarrja në Samitin Global për Inteligjencën Artificiale dhe Digjitalizimin në Seul, ku u theksua nevoja për mjete falas për arsim dhe zhvillimin e aftësive, mbështetje për bizneset e vogla dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Përmes projektit “Vezilka”, Maqedonia e Veriut lidhet me burimet evropiane të superkompjuterëve, mbështeten zgjidhjet praktike të bazuara në inteligjencën artificiale dhe zhvillohen modele gjuhësore dhe grupe të dhënash në gjuhën maqedonase.
Në kuadër të samitit janë paraparë edhe takime dypalëshe me përfaqësues të Bankës Botërore, Republikës së Koresë dhe ministra nga vende të tjera, me qëllim thellimin e bashkëpunimit.
Qëllimi përfundimtar është që një numër më i madh qytetarësh dhe kompanish të kenë mundësi të mësojnë, të krijojnë dhe të zhvillohen me ndihmën e teknologjive të reja.
Burimi: alfax.mk


