maqedonia e veriut ne tryezen nderkombetare per tranzicionin e gjelber ne antalia 6af6fd53b4732

Maqedonia e Veriut në tryezën ndërkombëtare për tranzicionin e gjelbër në Antalia

November 13, 2026
1 minut lexim

Në Zonën Blu të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën COP31, që po mbahet në Antalia, më 12 nëntor u zhvillua eventi i posaçëm ndërkombëtar me temë “Rrugët drejt tranzicionit të drejtë energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë”.

Në këtë dialog morën pjesë përfaqësues të lartë qeveritarë dhe ekspertë të politikave klimatike, të cilët diskutuan politikat kombëtare për klimën, aspektet sociale dhe institucionale të tranzicionit të drejtë energjetik, çmimin e karbonit, mekanizmin CBAM, financimin klimatik dhe bashkëpunimin rajonal.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin zëvendësministrja e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike e Turqisë, Fatma Varank, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës, Fitore Pacolli Dalipi, si dhe ekspertë të politikave klimatike.

Diskutimin e moderoi Agim Selami, hulumtues vizitor në Mercator–Istanbul Policy Center dhe kryetar i MEF-it.

Gjatë qëndrimit në COP31, Selami zhvilloi edhe takime në margjinat e konferencës me ministrin e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Turqisë dhe presidentin e COP31, Murat Kurum, kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, si dhe zëvendësministren Fatma Varank.

Ai zhvilloi bisedime edhe me drejtues dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, ndërsa ishte i ftuar dhe mori pjesë edhe në darkën ministrore të organizuar nga presidenti i COP31, Murat Kurum.

F2

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ma mire ne lavanderi se sa galaxy xheneta ia kthen zojes pas thumbimit ne bbvk 6af6e2b6afe78
Lajmi i mëparshëm

“Ma mirë në lavanderi se sa Galaxy”, Xheneta ia kthen Zojës pas thumbimit në BBVK

interpelanca per vdekjen e pacientes me kancer te gjirit vitia kerkesa per palbociclib u dyfishua tenderi i pare deshtoi 6af6fde0903bb
Lajmi i radhës

Interpelanca për vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, Vitia: Kërkesa për palbociclib u dyfishua, tenderi i parë dështoi

Të fundit nga

ShkoLartë