maqedonia e veriut forcon kapacitetin mbrojtes siguron pajisje te reja ushtarake sipas standardeve te nato s 687a8e3e29c19

Maqedonia e Veriut forcon kapacitetin mbrojtës, siguron pajisje të reja ushtarake sipas standardeve të NATO-s

July 18, 2025
1 minut lexim

Ushtria po modernizohet dhe ne po forcojmë kapacitetet mbrojtëse të vendit përmes prokurimit të pajisjeve të reja ushtarake në përputhje me standardet e NATO-s, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Në një ceremoni ku morën pjesë pjesëtarë të Ushtrisë, Ministri i Mbrojtjes dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, Mickoski theksoi se janë zbatuar dy kontrata që sjellin rezultate konkrete për sistemin mbrojtës të Maqedonisë.

“Jam krenar të njoftoj se Ministria e Mbrojtjes ka zbatuar me sukses dy kontrata të rëndësishme për prokurimin e pajisjeve të reja moderne ushtarake – pajisje që janë plotësisht në përputhje me standardet e NATO-s.

Ky nuk është vetëm një prokurim. Ky është një vizion për Maqedoninë si një anëtare e qëndrueshme, e sigurt dhe e përgatitur e Aleancës së NATO-s. Ky është një mesazh se shteti po bëhet një forcë që qëndron në këmbët e veta”, tha Mickoski.

Në kuadër të kontratës së parë, siç tha ai, janë blerë dhe tashmë janë dorëzuar gjashtë obusë – sisteme të fuqishme artilerie që do të forcojnë kapacitetin e Ushtrisë sonë. Së bashku me to, parashikohet edhe furnizimi me municione me rreze të rritur veprimi, dorëzimi dhe pagesa e të cilave janë planifikuar për vitin 2026.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetarja e antikorrupsionit akuzohet per zbulimin e sekreteve zyrtare ne rastin aditivet 687a8af58c1ea
Lajmi i mëparshëm

Kryetarja e Antikorrupsionit akuzohet për zbulimin e sekreteve zyrtare në rastin “Aditivët”

moti per fundjave 687a8eb54785a
Lajmi i radhës

​Moti për fundjavë

Të fundit nga

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit

ShkoLartë