maqedoni rritet mesatarja e matures shteterore 68991931d509e

Maqedoni, rritet mesatarja e maturës shtetërore

August 11, 2025
1 minut lexim

Rezultatet e publikuara të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të dukshme të nivelit të suksesit të maturantëve në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas zëvendësdrejtorit të Qendrës Shtetërore të Provimeve, Ali Abdullai, nota mesatare e përgjithshme në të gjitha lëndët qofshin ato të detyrueshme apo zgjedhore ka arritur në 3.69, nga 3.26 që ishte vitin e kaluar, duke shënuar përmirësim pothuajse në çdo lëndë.

“Këtë vit për dhënien e provimit të maturës janë paraqitur 15 mijë maturant, 3 përqind prej tyre nuk u paraqitën në ditën e provimit. 5966 maturantë ishin nga shkollat e mesme të gjimnazit, 8816 ishin nga shkollat e mesme profesionale dhe 222 nga shkollat e mesme të artit. Nota mesatare që arritën maturantët te të gjitha lëndët qofshin ato të dëtyrueshme apo zgjedhore është 3.69 që në krahasim me vitin e kaluar i cili ishte 3,26 ka një përmirësim të dukshëm gati se në të gjitha lëndët”. – tha Zv.Drejtori i QSHP, Ali Abdullai.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë tha zv.drejtori Abdullai. Sipas tij një numër i nxënësve u përjashtuan për shkelje të rregullores gjatë nënshkrimit të testit.

“172 nxënësve u është anuluar testi për arsye të mosrespektimit të rregullores gjatë nënshkrimit të testit. Pas publikimit të notave, 507 maturantë ose 1.77% e totalit paraqitën ankesa për rezultatet e tyre, të cilat tashmë po shqyrtohen nga autoritetet arsimore”. – u shpreh Abdullai.

Të gjithë nxënësit të cilët nuk e kanë kaluar provimin e maturës shtetërore në afatin e parë kanë mundësi që ti nënshtrohen provimit në afatin e dytë më 12 gusht në lëndët e gjuhës amtare, ndërsa më 14 gusht në lëndët zgjedhore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a po punon kamera rrefimi i gazetarit te bbc si u infiltrova mes trafikanteve 689918b9c6175
Lajmi i mëparshëm

“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve

rikthehen temperaturat e larta ne kosove ihmk ben thirrje te shmanget ekspozimi ne oret e pikut 6899196e31bd7
Lajmi i radhës

Rikthehen temperaturat e larta në Kosovë, IHMK bën thirrje të shmanget ekspozimi në orët e pikut

Të fundit nga

ShkoLartë