maqedoni gjykata vendos se te gjithe qytetaret perfshire edhe mergaten do te trajtohen si rezidente 685e36236e8c5

Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”

June 27, 2025
1 minut lexim

Një lajm i mirë për mërgimtarët e shtetit maqedonas vjen pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se të gjithë qytetarët e regjistruar në vitin 2021, përfshirë ata në mërgatë, të trajtohen si “rezidentë” dhe jo më të ndarë në kategori “rezident” e “jo rezident”, përcjell albinfo.

Vlen të theksohet se vendimi vjen pas iniciativës së deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi, i cili e dorëzoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar ndarjen që, sipas tij dhe shumë organizatave shqiptare, cenonte barazinë qytetare dhe zvogëlonte peshën e diasporës në statistikat zyrtare.

Ndërkohë, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim theksoi se ka qenë në ballë të kësaj kauze, e cilësoi këtë vendim si një nga fitoret më të mëdha të mërgatës shqiptare në dekadën e fundit.

“Luftuam për Gostivarin, por fitoi e mbarë shqiptaria”, thuhet në reagimin e Unionit, që kishte ngritur këtë çështje si shqetësim dhe kishte apeluar për ndërhyrje ndaj këtij diskriminimi, që ishte bërë me regjistrimin e vitit 2021.

Deputeti Skender Rexhepi kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e pjesëve të metodologjisë së regjistrimit të vitit 2021, të cilat ndanin qytetarët në “rezident” dhe “jo rezident”.

Ai argumentoi se kjo ndarje ishte në kundërshtim me parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të qytetarëve, sidomos ndaj shqiptarëve në mërgatë, të cilët u trajtuan si qytetarë të një kategorie të dytë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit per diten e sotme 685e2e8687b37
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i motit për ditën e sotme

cfare duhet te dini nese udhetoni ne nje vend me vullkane aktive 685e37c6df301
Lajmi i radhës

Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive

Të fundit nga

ShkoLartë