maqedonci uron shba ne per diten e pavaresise kosova krenare qe qendron prane aleatit te saj me te ngushte 6a48bafaaa4c9

Maqedonci uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Kosova krenare që qëndron pranë aleatit të saj më të ngushtë

July 4, 2026
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar rolin e tyre në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe partneritetin me Kosovën.

Përmes një postimi, Maqedonci citoi ish-presidentin amerikan Ronald Reagan, duke theksuar se liria duhet të mbrohet nga çdo brez.

“Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes”, shkroi ai, duke shtuar se ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë 250-vjetorin e pavarësisë, nderohet një komb, angazhimi i palëkundur i të cilit ndaj lirisë ka frymëzuar botën.

Maqedonci theksoi se Kosova është krenare të qëndrojë pranë Shteteve të Bashkuara, të cilat i cilësoi si mikun dhe aleatin më të ngushtë të vendit.

“Kosova është krenare që qëndron pranë mikut dhe aleatit tonë më të ngushtë. Gëzuar 4 Korrikun!”, përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

industrite ku inteligjenca artificiale kercenon me shume vendet e punes 6a48b667cdae6
Lajmi i mëparshëm

Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës

35 dite proteste per largimin e edi rames aktivisti sot do te jete organizim madheshtor 6a48bb73bd5ea
Lajmi i radhës

35 ditë protestë për largimin e Edi Ramës/ Aktivisti: Sot do të jetë organizim madhështor

Të fundit nga

Don Xhoni: Pse zgjodha Adelinën para Leonorës

Para publikimit të albumit të tij të ri të titulluar “100%”, Don Xhoni tërhoqi vëmendjen e publikut me një fushatë mjaft të veçantë. Bëhet fjalë për xhiron promovuese në makinë krah divës
ShkoLartë