Në kuadër të panairit “AUSA 2025”, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u takua me përfaqësuesin e kompanisë “Lockheed Martin”.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve bashkëkohore në fushën e aviacionit dhe sistemeve tjera ushtarake dhe rëndësisë strategjike të integrimit të këtyre teknologjive në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë takim ishin prezent edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro–Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti.
Zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, forcimi i kapaciteteve ajrore dhe aftësive të tjera të FSK-së, si dhe ndërtimi i partneriteteve të qëndrueshme me “Lockheed Martin” në të ardhmen, janë tema të tjera që janë përqendruar gjatë bisedimeve.
Burimi: botasot.info


