maqedonci siguria e shqiperise dhe kosoves eshte e perbashket 6924eca0c18e4

Maqedonci: Siguria e Shqipërisë dhe Kosovës është e përbashkët

November 25, 2025
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë sonte në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë, ku ka theksuar se siguria e Kosovës dhe e Shqipërisë është e përbashkët, ashtu siç është edhe e ardhmja.

Maqedonci u shpreh se pjesëmarrja në këtë event ishte “nder dhe kënaqësi e veçantë”, ndërsa theksoi emocionet që përjetoi në një ditë të tillë historike.

“Në momente të tilla, kur jemi të gjithë bashkë nën një flamur e një histori, zemra më mbushet me një emocion të veçantë”, deklaroi ai, duke shtuar se “kjo ndjenjë e bashkimit dhe krenarisë kombëtare është diçka që e përjetoj me shpirt”.

Ai foli edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë, duke e vlerësuar atë si gjithnjë në rritje.

“Si ministër, më gëzon jashtëzakonisht fakti që bashkëpunimi ynë në mbrojtje po rritet e forcohet çdo ditë”, tha Maqedonci, i cili theksoi se “siguria jonë është e përbashkët, ashtu siç është edhe e ardhmja jonë”.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete por janë një komb, një familje, një zemër, një qëllim. Gëzuar 28 Nëntorin!”, shkroi ai. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

modric isha ne nje prove te hajduku ata vendosen se ishte shume heret per mua 6924ec936532f
Lajmi i mëparshëm

Modriç: Isha në një provë te Hajduku, ata vendosën se ishte shumë herët për mua

angli skifteri nga lezha tregon ne tiktok 6 ora rolex dhe nje lamborghini the telegraph ben karshillek teksa po kundershton debimin ne shqiperi 6924ed466db16
Lajmi i radhës

Angli/ “Skifteri” nga Lezha tregon në TikTok 6 ora Rolex dhe një Lamborghini, “The Telegraph”: Bën karshillëk, teksa po kundërshton dëbimin në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë