maqedonci prezanton fuqine goditese te droneve skydagger qe i pranoi sot fsk ja 68e685a328c38

Maqedonci prezanton fuqinë goditëse të dronëve SkyDagger që i pranoi sot FSK-ja

October 8, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se me ardhjen e dronëve luftarakë “SkyDagger” në Kosovë, fuqia goditëse e ushtrisë së vendit është rritur ndjeshëm.

Në një postim në Facebook, Maqedonci theksoi se SkyDagger janë dronë luftarakë të pajisur me mjete shpërthyese, të ndërtuar për të goditur me saktësi objektiva lëvizëse dhe statike të armikut.

“Mijëra Skydeggar 7” dhe 15″ fluturake pa pilot nga sot janë pjesë e arsenalit të ushtrisë sonë.

SkyDagger janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese të cilët janë ndërtuar që në mënyrë të përpiktë të godasin objektivat lëvizëse dhe statike të armikut. Vazhdojmë të rrisim fuqinë goditëse të ushtrisë sonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i pari i futbollit boteror per kosove ndihem si ne shtepi 68e68598aa61a
Lajmi i mëparshëm

I pari i futbollit botëror për Kosovë: Ndihem si në shtëpi 

sapo u dha vendimi zbrazi armen zbardhet deshmia e ervis kurtaj qe u plagos ne salle pasi vrau gjyqtarin u kthye serish 68e686440bd2c
Lajmi i radhës

“Sapo u dha vendimi, zbrazi armën”/ Zbardhet dëshmia e Ervis Kurtaj që u plagos në sallë: Pasi vrau gjyqtarin, u kthye sërish…

Të fundit nga

ShkoLartë