maqedonci per tvp lufta e uck se ishte e drejte dhe e paster 68dafc805f6c8

Maqedonci për TVP: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

September 29, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të vizitës në Varshavë, ka qenë i ftuar në një intervistë në TVP World, si dhe nga ekipi i Forumit të Sigurisë.

Maqedonci, në intervistën për TVP World theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, ndërsa qëllimi i vërtetë i Serbisë përmes akuzave kundër drejtuesve të UÇK-së është minimi i shtetësisë së Kosovës dhe i legjitimitetit të intervenimit të NATO-s që ndali gjenocidin e ushtruar nga Serbia në Kosovë.

“Bëra të qartë se Serbia po vazhdon të mbajë qasje hegjemoniste ndaj Kosovës dhe vendeve fqinje, duke zhvilluar luftë hibride dhe duke strehuar e mosdorëzuar pjesëtarët e grupit paramilitar që tentoi aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe kreu akte terroriste kundër institucioneve tona. Paraqita këndvështrimin tonë për ambientin global të sigurisë, ndryshimet teknologjike, si dhe për invazionin rus në Ukrainë, duke nënvizuar mbështetjen që Kosova i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Ukrainës në luftën e saj të drejtë për liri”, tha ai.

Gjithashtu, ai ka theksuar investimet e Qeverisë në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe faktin që ushtria jonë po ndërtohet sipas standardeve të NATO-s, duke siguruar ndërveprueshmëri me aleatët dhe duke përgatitur vendin për anëtarësim në NATO.

“Konfirmova se Republika e Kosovës mbetet e vendosur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe në ruajtjen dhe forcimin e vlerave demokratike”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drita gabon me lojtaren fer volley fiton ndeshjen me rezultat zyrtar 68dafc75e5907
Lajmi i mëparshëm

Drita gabon me lojtaren, Fer Volley fiton ndeshjen me rezultat zyrtar

i vendoset tritol makines se kreut te njesise administrative fushe kruje 68dafd22ec995
Lajmi i radhës

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë

Të fundit nga

ShkoLartë