maqedonci kosova e para ne ballkanin perendimor per siguri strategjike 696ec1a2e108a

Maqedonci: Kosova, e para në Ballkanin Perëndimor për siguri strategjike

January 20, 2026
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga Shërbimi Kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet e 13-ta në botë për nivelin më të ulët të kërcënimeve strategjike ndaj paqes dhe demokracisë dhe e para në Ballkanin Perëndimor për Siguri Strategjike.

Në një postim në Facebook, Maqedonci ka theksuar se “Indeksi mat fusha kyçe si stabilitetin politik dhe institucional, sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik, reziliencën ndaj dezinformimit dhe ndikimeve të huaja, rrezikun e konflikteve dhe sigurinë kombëtare, si dhe kërcënimet hibride dhe presionet gjeopolitike”.

“Kosova pozicionohet në mesin e 10% vendeve më të sigurta në botë.

Një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për stabilitetin, progresin dhe orientimin euroatlantik të vendit”, ka shkruar Maqedonci. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

galaxy s26 ultra do te ofrohet ne keto kater ngjyra 696ec171315fe
Lajmi i mëparshëm

Galaxy S26 Ultra do të ofrohet në këto katër ngjyra

zjarr tragjik ne pakistan te pakten 21 te vdekur mbi 60 persona ende te zhdukur 696ec1b5c1430
Lajmi i radhës

Zjarr tragjik në Pakistan: Të paktën 21 të vdekur, mbi 60 persona ende të zhdukur

Të fundit nga

ShkoLartë