manovruan ose parkuan keq duke shkaktuar trafik policia gjobit 2 mije shofere brenda 24 oreve ne tirane 6939afd42beab

Manovruan ose parkuan keq duke shkaktuar trafik, policia gjobit 2 mijë shoferë brenda 24 orëve në Tiranë

December 10, 2025
1 minut lexim

Për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytet ditëve të fundit, policia e Tiranës njofton se ka gjobitur 2 mijë drejtues në vetëm 24 orët e fundit.

Sipas policisë, janë vendosur 105 masa për drejtuesit e automjeteve, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.

Ndërkohë 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë.

Gjithashtu 91 masa ndaj  drejtuesit e motomjeteve, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.

“Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Ndërkohë kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut”-njofton policia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

uck qeveria nuk e mbeshtet protesten mickoski do kujdesemi qe mos te kete incidente apo provokime 6939adcec014a
Lajmi i mëparshëm

UÇK/ Qeveria nuk e mbështet protestën – Mickoski: Do kujdesemi që mos të ketë incidente apo provokime

az alkmaar zbarkon ne kosove 6939b0339d8e8
Lajmi i radhës

AZ Alkmaar zbarkon në Kosovë

Të fundit nga

Pritjet e gjakovarëve për vitin 2026

Gjakovarët shpresojnë se më 2026 do të krijohen kushte e mundësi më të mira në planin ekonomik. 2025-ta, viti që po e lëmë pas, për qytetarët e Gjakovës nuk ka qenë edhe
ShkoLartë