manipulimet me votat cakolli cka po pret prokuroria qe spo i nise hetimet 696cffa0ead77

Manipulimet me votat, Cakolli: Çka po pret Prokuroria që s’po i nisë hetimet?

January 18, 2026
1 minut lexim

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka reaguar për debatin që po zhvillohet në vend për manipulimet me vota që janë bërë brenda partive politike, raporton KosovaPress.

Cakolli ka pyetur se çka po pret Prokuroria që s’po i nisë hetimet pasi gjatë rinumërimit të votave ka pasur ndryshime në rezultatet preliminare për kandidatët për deputetë.

“Ku është dhe çka po pret Prokuroria që nuk po nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve – që në disa vendvotime e komuna kanë marrë përmasa industriale?”, shkruan Cakolli.

Sipas tij, emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në QKN dihen. Megjithatë, ai shkruan se këto manipulime nuk mund të jenë kryer vetëm nga komisionerët.

“Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor”, shkruan ai.

Prandaj, sipas tij, përfshirja e kandidatëve të caktuar në këto skema është shumë e mundshme.

“Për rrjedhojë, hetimi pashmangshëm duhet t’i përfshijë edhe ata”, shkruan Cakolli.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan më 28 dhjetor në Kosovë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

12 ekipe kombetare ne kampionatin mesdhetar ne prishtine 696cfe9aba8e7
Lajmi i mëparshëm

12 ekipe kombëtare në Kampionatin Mesdhetar në Prishtinë

keshilli i paqes per gazen trump kerkon 1 mld dollare nga shtetet qe duan nje vend te perhershem 696cffb3a4a04
Lajmi i radhës

Këshilli i Paqes për Gazën, Trump kërkon 1 mld dollarë nga shtetet që duan një vend të përhershëm!

Të fundit nga

ShkoLartë