manipulim industrial i votave ne disa komuna cakolli kerkon qe prokuroria te nise hetimet 696ce37e6631d

Manipulim industrial i votave në disa komuna, Cakolli kërkon që Prokuroria të nisë hetimet

January 18, 2026
1 minut lexim

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar ashpër lidhur me dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve gjatë procesit të numërimit, duke kërkuar nga Prokuroria që të nisë menjëherë hetimet dhe ndjekjet penale.

Në një reagim publik, Cakolli thekson se manipulimet e evidentuara në disa vendvotime dhe komuna kanë marrë përmasa industriale dhe nuk mund të konsiderohen si gabime njerëzore apo rastësi.

“Ku është dhe çka po pret Prokuroria që nuk po nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve – që në disa vendvotime e komuna kanë marrë përmasa industriale”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, emrat e komisionerëve për secilën tavolinë të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dihen, por manipulimet nuk janë kryer vetëm nga ta.

“Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor,” ka shkruar Cakolli.

Ai vlerëson se përfshirja e kandidatëve të caktuar në këto skema është e mundshme dhe se hetimet duhet të përfshijnë edhe ta, për të zbardhur plotësisht rastin.

Cakolli apelon që organet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë, në mënyrë që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor dhe besimi i qytetarëve.

“Kështu që, hetimi, pashmangshëm duhet t’i përfshijë edhe ata”, ka shkruar Cakolli.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tiktok po fut nje teknologji te re per te zbuluar perdoruesit e mitur ne evrope 696ce3590a99e
Lajmi i mëparshëm

TikTok po fut një teknologji të re për të zbuluar përdoruesit e mitur në Evropë

tarifat tregtare per trupat evropiane ne groenlande giorgia meloni fola me trumpin dhe ia thashe hapur jane te gabuara 696ce394c1dce
Lajmi i radhës

Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë, Giorgia Meloni: Fola me Trumpin dhe ia thashë hapur, janë të gabuara

Të fundit nga

ShkoLartë