mandati i katert i ps dhe reformat cupi reforma territoriale e suksesshme themelore per nje shtet 68a759550419a

Mandati i katërt i PS dhe reformat/ Çupi: Reforma territoriale e suksesshme, themelore për një shtet!

August 21, 2025
1 minut lexim

Analisti Frrok Çupi vlerësoi arritjet e mazhorancës dhe punën që ka bërë për t’i dhënë vendin një tjetër imazh.

Gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh kritik ndaj ish-kryeministrit Berisha duke e akuzuar se nuk bëri asnjë të mirë për vendin, por ‘trashëgoi vetëm një pisllëk’.

“Berisha kishte të njëjtat pasuri, por la trashëgimi një pisllëk. Menaxhimi i territorit do të zgjasë gjithë jetën…Por jo me të njëjtin intensitet sepse tani po bëhet maksimumi i tyre. Përmirësimi përsosja e administratës do të thotë përsosja e shtetit, e njeriut. Raporti midis shtetit dhe njeriut. Qytetari kërkon shërbime çdo ditë dhe kjo gjë kërkohet nga administrata. Po ashtu Shqipëria po bëhet gati për në BE me hapa të shpejtë”, tha mes të tjerash Çupi.

Po ashtu tha se në drejtësi janë bërë hapa shumë të mëdha.

“Janë bërë zhvillime të mëdha, por dua të them se është disi mbrapa sepse ishte kthyer në një organizëm servil, ishte mbushur me militantë partie, me njerëz të drejtësisë që qëllimisht hapur mbanin anën e të padrejtës,. Parazitë që hanin drejtësinë. Por sot shohim tjetër realitet. Parlamenti duhet të ndërhyjë për të ndërtuar institucione të vërteta drejtësie”, tha mes të tjerash ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

toshkovski zyra e re e shtate e sherbimeve administrative te mpb se ne ropotove po e kthejme besimin e qytetareve 68a7500371ffd
Lajmi i mëparshëm

Toshkovski: Zyra e re e shtatë e Shërbimeve administrative të MPB-së në Ropotovë, po e kthejmë besimin e qytetarëve

dinamo city luan per historine 68a759b4bcab2
Lajmi i radhës

Dinamo City luan për historinë

Të fundit nga

ShkoLartë