manastirliu mbeshtetja e grave sipermarrese prioritet per zhvillimin ekonomik e social te tiranes 690645551aded

Manastirliu: Mbështetja e grave sipërmarrëse, prioritet për zhvillimin ekonomik e social të Tiranës

November 1, 2025
1 minut lexim

Kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu, ka vënë në qendër të fushatës së saj angazhimin për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave përmes mbështetjes së sipërmarrjeve të drejtuara prej tyre.

Gjatë një vizite në sipërmarrjen e Mimoza Vojkës, e cila operon prej vitesh në industrinë e tekstileve dhe eksporton në disa tregje ndërkombëtare, Manastirliu vlerësoi rolin e grave në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe frymëzimin që ato sjellin në shoqëri.

“Është kënaqësi të shohim gra si Mimoza, që me pasion e përkushtim kanë ndërtuar biznese të suksesshme, dhe vajza si Felis Emanuel, që po e çon më tej këtë histori suksesi me një brand tërësisht shqiptar, tashmë i njohur edhe nga Forbes”, u shpreh Manastirliu.

Ajo theksoi se mbështetja për gratë në sipërmarrje është një nga prioritetet kryesore të programit të saj për Tiranën, duke synuar zgjerimin e bizneseve të drejtuara nga gra, nxitjen e punësimit dhe rritjen e kontributit të tyre në zhvillimin ekonomik e social të kryeqytetit.

“Fuqizimi ekonomik i grave është një nga rrugët më të sigurta për të pasur një qytet më të barabartë dhe më të zhvilluar”, theksoi Manastirliu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkupi solidarizohet me popullin palestinez pa drejtesi nuk ka paqe 690643f15c0e4
Lajmi i mëparshëm

Shkupi solidarizohet me popullin palestinez, pa drejtësi nuk ka paqe

leipzig u ngjitet serish ne vendin e dyte 690645b8a3ab6
Lajmi i radhës

Leipzig-u ngjitet sërish në vendin e dytë

Të fundit nga

ShkoLartë