maloku kritikoi gjuhen fyese te politikaneve qytetari meriton pergjegjesi jo spektakle para kamerave 6933dda8e148c

Maloku kritikoi gjuhën fyese të politikanëve: Qytetari meriton përgjegjësi, jo spektakle para kamerave

December 6, 2025
1 minut lexim

Analisti politik, Albinot Maloku, ka reaguar ndaj përshkallëzimit të gjuhës agresive në diskursin politik në Kosovë, duke e cilësuar atë si një dukuri të rrezikshme dhe të papranueshme.

Ai ka thënë se modeli i një gjuhe agresive, ofenduese dhe të papërshtatshme nga politikanët ka kohë që ka marrë përmasa shqetësuese, duke theksuar se ky fenomen nuk po ndalet dhe se palët në politikë po i kontribuojnë vazhdimisht këtij komunikimi të ulët.

Maloku ka kujtuar se prej vitesh ka ngritur zërin kundër përhapjes së kësaj gjuhe në hapësirën politike.

“Në vazhdimësi kam tërhequr vërejtjen për këtë lloj komunikimi, i cili është i dënueshëm katërçipërisht dhe i pafalshëm skajshmërisht,” ka deklaruar ai.

Image

Albinot Maloku

Maloku e ka cilësuar fenomenin si thellësisht degradues për standardet që një shtet demokratik duhet të ketë.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një diskurs të tillë.

“Qytetari ynë nuk e meriton këtë fenomen antivleror, publiku pret përgjegjësi, maturi dhe profesionalizëm nga përfaqësuesit politik, jo spektakle fyerjesh”, thotë ai.

Analisti ka kritikuar edhe mënyrën si politika po i formëson figurat e reja publike.

“Politika në Kosovë ka kohë që ka filluar të prodhojë jo politikanin serioz, por figurën që ofron pikanteri për syrin e kamerës,” ka thënë ai.

Sipas Malokut, disa politikanë nuk po shihen më si përfaqësues të përgjegjshëm të interesit publik, por si atraksione për publikun, të cilët luajnë për efekt mediatik, e jo për përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe Republikës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

batistuta argjentina do te luaje perseri ne finalen e kupes se botes 6933dd967c1e3
Lajmi i mëparshëm

Batistuta: Argjentina do të luajë përsëri në finalen e Kupës së Botës!

shkembim zjarri ne kufirin afganistan pakistan kater te vrare 6933deb367044
Lajmi i radhës

Shkëmbim zjarri në kufirin Afganistan-Pakistan, katër të vrarë

Të fundit nga

ShkoLartë