male te pastra rama qindra vullnetare pjese e aksionit te pastrimit ne 10 parqe kombetare 68ae0cf8db438

“Male të Pastra”, Rama: Qindra vullnetarë pjesë e aksionit të pastrimit në 10 Parqe Kombëtare

August 26, 2025
1 minut lexim

Me qindra vullnetarë, organizata dhe institucione u angazhuan sot në kuadër të nismës “Male të Pastra”, e cila u zhvillua njëkohësisht në 10 parqe kombëtare dhe natyrore në gjithë Shqipërinë.

Aksione pastrimi u zhvilluan në Dajt, Tomor, Llogora, Qafështamë, Zagori, Prespë, Shebenik, Korab-Koritnik dhe Alpet Shqiptare, duke larguar qindra kilogramë mbeturina nga natyra. Kryeministri Edi Rama ndau momente nga kjo nismë në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një traditë që përsëritet më 26 gusht.

“Nisma ‘Male të Pastra’, me një organizim shembullor në 10 Parqe Kombëtare e Natyrore në të gjithë Shqipërinë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ku me qindra vullnetarë, institucione, organizata dhe plot të tjerë bëhen pjesë e aksioneve të pastrimit e ndërgjegjësimit,” shkroi Rama.

Ai vlerësoi angazhimin dhe punën e bërë me përkushtim për mbrojtjen e mjedisit, duke i quajtur zonat e mbrojtura “xhevahire të natyrës sonë, ku ekosistemet meritojnë të jenë të pastra dhe të shëndetshme”.

“Një punë e realizuar me përkushtim dhe dashuri për zonat e mbrojtura, këto xhevahire të natyrës sonë, ku ekosistemet meritojnë të jenë të pastra dhe të shëndetshme”, përfundon Rama postimin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perseri shtyhen gjykimi per drejtorin e taravarit 68ae038940f45
Lajmi i mëparshëm

Përsëri shtyhen gjykimi për “Drejtorin e Taravarit”

lajme te mira per shkendijen ludogorets i dobesuar ne ndeshjen e kthimit 68ae0d541b252
Lajmi i radhës

Lajme të mira për Shkëndijën: Ludogorets i dobësuar në ndeshjen e kthimit

Të fundit nga

ShkoLartë