Maldivet janë bërë vendi i parë në botë që zbaton një ndalim të pirjes së duhanit për breza të tërë, duke u ndaluar atyre që kanë lindur pas 1 janarit 2007, të përdorin, blejnë ose t’u shiten produkte duhani.
Masa u njoftua nga Presidenti Mohamed Muizu dhe hyri në fuqi më 1 nëntor, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe krijimin e një “brezi pa duhan”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.
Sipas ligjit të ri, kushdo që ka lindur më 1 janar 2007 ose pas kësaj date, nuk lejohet të blejë, përdorë ose të ketë qasje në produkte duhani në gjithë territorin e Maldiveve.
Sipas mediave të huaja, ndalimi mbulon të gjitha format e duhanit, teka shitësit janë të detyruar të kontrollojnë moshën e klientëve para se të bëjnë ndonjë shitje. Masa zbatohet edhe për vizitorët në kombin ishullor, i cili përbëhet nga 1,191 ishuj të vegjël koralorë, shtrihet për rreth 800 kilometra përgjatë ekuatorit dhe është i famshëm për turizmin e tij luksoz.
Në të njëjtën kohë, mbetet në fuqi një ndalim i plotë i importit, shitjes, shpërndarjes, posedimit dhe përdorimit të cigareve elektronike dhe produkteve të avullimit për të gjithë, pavarësisht moshës.
Shitja e produkteve të duhanit te të miturit dënohet me një gjobë prej 50,000 rufijaa (rreth 3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve të duhanir ka një gjobë prej 5,000 rufijaa (rreth 320 dollarë).
Burimi: botasot.info


