maksim dimitrievski i znam it e fiton kumanoven 6907cd1263fc4

Maksim Dimitrievski i ZNAM-it e fiton Kumanovën

November 2, 2025
1 minut lexim

Kumanovë, 2 nëntor – Kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski së bashku me bashkëpartiakët nga Lëvizja ZNAM-Për Maqedoninë Tonë dhe partnerët e koalicionit nga VMRO-DPMNE po feston fitoren në sheshin e qytetit në Kumanovë.

Në deklaratë për mediumet Dimitrievski tha se është fitore e qytetarëve, iu falënderua të përfshirëve në procesin zgjedhor, falënderoi për mbështetjen e qytetarëve edhe në rrethin e dytë dhe theksoi se e pranoi urimin nga kundërkandidati për çka u falënderua.

Ai tha se fitorja nuk ishte e lehtë “duke pasur parasysh faktin, sepse e dinim se kë kishim në anën tjetër dhe cilat grupacione afariste e mbështetën konceptin tjetër”, por se fitorja është e qartë.

Në periudhën e fundit, Dimitrievski paralajmëroi se ZNAM me partnerët e koalicionit do ta menaxhojë qytetin dhe dyfish do të realizojë projekte për përmirësim të kushteve dhe standardit jetësor, dhe rritje më të madhe ekonomike të Kumanovës. Ekipi siç paralajmëroi do të formohet dhe Kumanova do të bëhet qendër logjistike kryesore jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

25487
Lajmi i mëparshëm

Diar Ajrullahu dhe Diar Aliu, dy talent të FC SHKUPI përfaqësojnë Maqedoninë në arenën ndërkombëtare

adnan azizi konfirmoj fitoren bindese ne tetove bogovine diber struge dollnen 6907cdb50179d
Lajmi i radhës

Adnan Azizi: Konfirmoj fitoren bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen…

Të fundit nga

ShkoLartë