makina merr perpara turmen e njerezve ne france pas sherrit ne nje lokal 1 viktime dhe 5 te plagosur 2 prej tyre ne gjendje te rende 68b2e5b0000cb

Makina merr përpara turmën e njerëzve në Francë pas sherrit në një lokal, 1 viktimë dhe 5 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

August 30, 2025
1 minut lexim

Një i vdekur dhe pesë të plagosur, prej të cilëve dy rëndë. Ky është bilanci i një nate çmendurie në Normandi, në qytetin francez të Evreux.

Pas një sherri në një bar, rreth orës 4 të mëngjesit, një burrë që drejtonte një makinë dyshohet se ka përplasur me qëllim një grup njerëzish jashtë lokalit, duke vrarë njërin dhe plagosur pesë të tjerë, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

“Një person mori një makinë dhe me qëllim bëri marsh të kundërt me shpejtësi të lartë mes turmës”, deklaroi prokurori i Evreux, Rémi Coutin, për AFP, duke shtuar se tre persona janë arrestuar. Policia franceze ka hapur një hetim për vrasje dhe tentativë për vrasje vrasjeje.

“Këtë mëngjes u informova për një aksident të rëndë që ndodhi para lokalit La Winery, në bulevardin Winston Churchill” , shkruan në Facebook kryetari i bashkisë së Evreux, Guy Lefrand.

“Ka shpërthyer një sherr që ka shkaktuar lëvizje të turmës dhe një automjet ka përplasur disa persona. Bilanci paraprak është një i vdekur, dy të plagosur në gjendje kritike dhe tre të plagosur më lehtë”, shtoi ai, duke shprehur gjithashtu solidaritet të thellë për viktimat, familjet e tyre dhe të afërmit.

“Situata tani është kthyer në normalitet. Një hetim është në vazhdim për të përcaktuar rrethanat e sakta të kësaj tragjedie”, përfundoi ai.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky reagoi pas vrasjes se ish kryetarit te parlamentit ukrainas ekzekutuesi ishte shperndares i ushqimeve 68b2e3fbb6b3f
Lajmi i mëparshëm

Zelensky reagoi pas vrasjes së ish-kryetarit të parlamentit ukrainas – ekzekutuesi ishte shpërndarës i ushqimeve

moti i keq ne vend shirat e dendur permbysin qytetin e lezhes 68b2e8b2da72a
Lajmi i radhës

Moti i keq në vend, shirat e dendur përmbysin qytetin e Lezhës

Të fundit nga

Davies: Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer

Pas 261 ditësh pushim të detyruar nga dëmtimi i ligamentit në fund të marsit, Alphonso Davies u rikthye në fushë të martën mbrëma, në ndeshjen e Champions-it kundër Sporting Lisbona. 25-vjeçari kanadez
ShkoLartë