makina ka ngecur ne uje permbytjet ne durres qytetari tregon automjetin qe qendron nen pushtetin e ujit prej 17 oresh dolem me not 68c29964331a2

“Makina ka ngecur në ujë”/ Përmbytjet në Durrës, qytetari tregon automjetin që qëndron nën pushtetin e ujit prej 17 orësh: Dolëm me not

September 11, 2025
1 minut lexim

Një automjet është bllokuar nën nënkalimin e Portit, poshtë Velierës në qytetin e Durrësit, si pasojë e përmbytjeve.

Drejtuesi i automjetit tregoi për gazetaren Vali Qyrfyçi se ishte nisur për në Rinas, kur mbeti i bllokuar nga përmbytja e rrugës.

Makina ka ngecur këtu në ujë që dje në orën 6 pa 20. S’na e mori mendja që kishte kaq shumë ujë se ishte errësirë. Po ikja për në Rinas dhe ngelëm në rrugë. Dolëm me not, morëm taksi”, tha ai.

Shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit në qytetin bregdetar. Reshjet kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore, përfshirë dhe nënkalimin te Veliera në lagjen nr. 1 të Durrësit pranë portit.

Sipas raportimeve nga qytetarët, nënkalimi është bllokuar nga reshjet dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

abdixhiku per sulmin e 11 shtatorit mbeti ne kujtesen e perbashket si nje nga aktet me te renda te terrorizmit 68c298c0cb93e
Lajmi i mëparshëm

Abdixhiku për sulmin e 11 shtatorit: Mbeti në kujtesën e përbashkët si një nga aktet më të rënda të terrorizmit

pamjet protestuesit pro palestineze ndoqen ministrin suedez i del ne mbrojtjes kolegia ata jane barbare 68c299d2e954e
Lajmi i radhës

Pamjet/ Protestuesit pro-palestinezë ndoqën ministrin suedez, i del në mbrojtjes kolegia: Ata janë barbarë

Të fundit nga

ShkoLartë