makina e policise ne sens te kundert ne pogradec gjobitet efektivi i hiqet patenta 68a4b76565a27

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobitet efektivi! I hiqet patenta

August 19, 2025
1 minut lexim

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit, pas lëvizjes në sens të kundërt në Pogradec.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në sens të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit, bëjmë me dije se:

Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.”-njofton policia.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kfor i letonez dhe hungarez me trajnime te perbashketa kunder sulmeve me zjarr dhe turmave 68a4b6c2e051d
Lajmi i mëparshëm

KFOR-i letonez dhe hungarez me trajnime të përbashkëta kundër sulmeve me zjarr dhe turmave

a po i cmend njerezit chatgpt ja 68a4b791131f8
Lajmi i radhës

​A po i çmend njerëzit ChatGPT-ja?

Të fundit nga

ShkoLartë