maho rinumerimi vertetoi shkeljet zgjedhjet e 11 majit u manipuluan para se te shkohej ne kuti 6862af4d8af63

Maho: Rinumërimi vërtetoi shkeljet, zgjedhjet e 11 majit u manipuluan para se të shkohej në kuti

June 30, 2025
1 minut lexim

Gazetari Armand Maho tha se procesi i numërimit prodhoi atë sa mund të prodhonte, vërtetoi ato shkeljet që ishin thënë.

Sipas tij, këto ishin probleme që nuk kanë qenë thelbi i problemit në zgjedhjet e 11 majit teksa shtoi se zgjedhjet janë manipuluar qysh para se të shkohej në kutitë e votimit.

Maho: Procesi i numërimit prodhoi atë sa mund të prodhonte, vërtetoi ato shkeljet që ishin thënë, që kanë të bëjnë me trenin bullgar, me votimit 2-3 herë, në shumë zona qysh nga Peqini, ose transferimi i votës sa andej këtej. Këto ishin probleme që nuk kanë qenë thelbi i problemit në zgjedhjet e 11 majit. Për mua zgjedhjet janë manipuluar qysh para se të shkohej në kutitë e votimit.

Procesi i rinumërimit ishte thjeshtë një puzzle të asaj që ka ndodhur. Mund të denoncohen raste pafund përderisa ke një SPAK apatik atje. Nuk e di pse u ngrit ajo task-forcë sepse kanë dalë manipulime monstruoze. Kemi sot deputetë që nuk i njeh njeri. Pse u votua Zegjineja e Roskovecit, për atë mendjen brilante që ka? Ajo ishte një përdorje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

filipce raport historikisht me i dobet nga pe per maqedonine 6862a5ec667e1
Lajmi i mëparshëm

Filipçe: Raport historikisht më i dobët nga PE për Maqedoninë

nis gara per organizimin e boterorit tjeter te klubeve fifa shqyrton mundesine per tu zhvilluar ne dimer 6862afc486e3c
Lajmi i radhës

Nis gara për organizimin e Botërorit tjetër të Klubeve, FIFA shqyrton mundësinë për t’u zhvilluar në dimër

Të fundit nga

ShkoLartë