Të paktën 20 shtetas të rinj nga Maqedonia e Veriut, kryesisht të moshës 18 deri në 25 vjeç, dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale në Serbi dhe Mal të Zi, zbulon një hulumtim i emisionit investigativ “KOD”.
Sipas hulumtimit, grupet kriminale i joshin të rinjtë me para, strehim dhe premtime për një jetë më të mirë. Më pas, ata angazhohen në veprimtari të paligjshme, duke filluar nga djegia e automjeteve deri te transportimi i drogës dhe sulmet e dhunshme.
Në disa raste, të rekrutuarve u merren pasaportat dhe u sigurohen dokumente të falsifikuara, duke ua vështirësuar largimin nga rrjetet kriminale.
“KOD” raporton se një i ri nga Maqedonia ka humbur jetën në Beograd, ndërsa dy të tjerë ndodhen në paraburgim në Serbi dhe Mal të Zi.
Ekspertët paralajmërojnë se grupet kriminale shfrytëzojnë gjendjen ekonomike dhe nevojën e të rinjve për siguri e përkatësi shoqërore.
4news.mk / Hulumtimi i “KOD”
Burimi: lajmpress.org



