maduro dhe bashkeshortja e tij mberrijne ne bazen ushtarake te nju jorkut 6959cbe708536

Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut

January 4, 2026
1 minut lexim

Një avion që transportonte presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, kanë mbërritur në Stewart Air National Guard Base në Nju Jork, kanë bërë të ditur zyrtarë federalë amerikanë.



Maduro pritet të dalë javën e ardhshme para gjykatës federale në Manhattan, ku do të përballet me akuza për trafik droge dhe armësh.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se pas rrëzimit të Maduros, Shtetet e Bashkuara do të “drejtojnë për një kohë të pacaktuar Venezuelën” dhe do të marrin nën administrim rezervat e mëdha të naftës të vendit.

Ai tha se kompanitë amerikane do të ftohen të investojnë miliarda dollarë në industrinë venezueliane të naftës, ndërsa konfirmoi se trupa amerikane do të kenë prani në territorin venezuelian “sa i përket çështjeve të naftës”.

Liderja e opozitës, María Corina Machado, ka bërë thirrje që vendin ta drejtojë një figurë opozitare, duke e konsideruar rrëzimin e Maduros si një moment kritik për tranzicionin politik.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Venezuelës këmbëngul se Maduro vazhdon të jetë presidenti legjitim i vendit, duke e quajtur ndërhyrjen amerikane shkelje të sovranitetit të Venezuelës.

Në Karakas, shumë venezuelianë kanë shprehur reagime të përziera: një pjesë shpresojnë në fundin e krizës politike dhe ekonomike, ndërsa të tjerë kanë frikë nga përshkallëzimi i tensioneve dhe paqëndrueshmërisë.

Venezuela prej vitesh ndodhet në krizë të thellë ekonomike, me inflacion rekord dhe largim masiv të qytetarëve drejt vendeve të tjera. Me nisjen e procesit gjyqësor ndaj Maduros në SHBA, vëmendja ndërkombëtare mbetet tek fati politik dhe ekonomik i vendit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestimi i maduros presidenti dhe bashkeshortja po flinin ne momentin kur arriten forcat amerikane si u terhoq zvarre lideri venezuelian nga dhoma e tij gjumit 6959c7af21fa5
Lajmi i mëparshëm

Arrestimi i Maduros, presidenti dhe bashkëshortja po flinin në momentin kur arritën forcat amerikane, si u tërhoq zvarrë lideri venezuelian nga dhoma e tij gjumit

bekim sali pallati i kultures ne bogovine prioritet i qeverise pasojne investime te reja 6959d338ad1f9
Lajmi i radhës

Bekim Sali: Pallati i Kulturës në Bogovinë prioritet i qeverisë, pasojnë investime të reja

Të fundit nga

ShkoLartë