madonna behet nostalgjike kujton periudhen me ikonike te karrieres se saj dhe kercen nen ritmet e thief of hearts 698403f7d9833

Madonna bëhet nostalgjike, kujton periudhën më ikonike të karrierës së saj dhe kërcen nën ritmet e “Thief of Hearts”

February 5, 2026
1 minut lexim

Madonna ka rikthyer vëmendjen te një nga periudhat më ikonike të karrierës së saj. Ylli 67-vjeçar i muzikës pop ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një video, ku shfaqet duke kërcyer nën melodinë e këngës “Thief of Hearts”.

E veshur me një pellush leopardi, komplet dandelle dhe geta rrjetë, Madonna shfaqet me syze dielli të zeza, duke rikujtuar stilin provokues të epokës së albumit të saj legjendar “Erotica” të vitit 1992, nga i cili vjen edhe kënga që shoqëron videon.

Në klip, këngëtarja lëviz rreth një tavoline, duke reflektuar lirshëm energjinë dhe identitetin artistik që e karakterizoi në atë periudhë.

Krahas videos, Madonna ka shkruar në mbishkrimin e postimit të publikuar të martën, më 3 shkurt: “Zemrat janë bërë për t’u thyer”, duke sjellë edhe më shumë simbolikë dhe nostalgji për fansat e saj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb mbi 50 mije qytetare kane te pakten nje ndalese per te drejtuar makinen 698401bb44103
Lajmi i mëparshëm

MPB: Mbi 50 mijë qytetarë kanë të paktën një ndalesë për të drejtuar makinën

Të fundit nga

Monaco merr një vendim për Pogban

AS Monaco ka marrë një vendim të rëndësishëm duke përjashtuar Paul Pogban nga lista e skuadrës për Ligën e Kampionëve. Mesfushori francez ka pasur një sezon tejet të vështirë, pasi deri më
ShkoLartë