macron tha se franca do ta njohe shtetin e palestines reagon ashper netanyahu 6882c541bbc1e

Macron tha se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu

July 25, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi pas njoftimit të Francës se në shtator do ta njohë Palestinën.

Përmes një deklarate në platformën X, ai e dënojë fuqishëm këtë qëndrim të Parisit.

“Ne e dënojmë fuqishëm vendimin e presidentit Macron për të njohur shtetin palestinez pranë Tel Avivit pas masakrës së 7 tetorit. Një veprim i tillë shpërblen terrorizmin dhe rrezikon krijimin e një ndërmjetësi tjetër iranian, ashtu siç është bërë Gaza. Një shtet palestinez në këto kushte do të ishte një trampolinë për shkatërrimin e Izraelit – jo për të jetuar në paqe pranë tij. Të jemi të qartë: palestinezët nuk kërkojnë një shtet pranë Izraelit; ata kërkojnë një shtet në vend të Izraelit”, tha lideri izraelit.

Macron gjatë ditës së sotme deklaroi se Franca do ta njohë zyrtarisht Palestinën në muajin shtator, si pjesë e një iniciative në Kombet e Bashkuara.

“Është e domosdoshme të ndërtohet shteti i Palestinës, të sigurohet qëndrueshmëria e tij dhe t’i mundësohet që, duke pranuar demilitarizimin dhe njohjen e plotë të Izraelit, të kontribuojë në sigurinë e të gjithëve në Lindjen e Mesme. Nuk ka alternativë tjetër. Populli francez dëshiron paqe në Lindjen e Mesme”, deklaroi ai.

Ndryshe, deri më tani, shtetin e Palestinës e kanë njohur më shumë se 140 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara (nga gjithsej 193 vende anëtare). 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkodra ka mungese besimi mes paleve nuk do te kete marreveshje kurti limaj 6882c45194a18
Lajmi i mëparshëm

Shkodra: Ka mungesë besimi mes palëve, nuk do të ketë marrëveshje Kurti – Limaj

premtimet qe duhet tia bejme vetes dhe qe duhet ti mbajme 6882cd39bff08
Lajmi i radhës

Premtimet që duhet t’ia bëjmë vetes dhe që duhet t’i mbajmë…

Të fundit nga

ShkoLartë