macron te vazhdojme ta forcojme ukrainen ushtarakisht uniteti eshte thelbesor 6932c573b327e

Macron: Të vazhdojmë ta forcojmë Ukrainën ushtarakisht, uniteti është thelbësor

December 5, 2025
1 minut lexim

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Kinë, bëri thirrje për ruajtjen e përpjekjeve për të ndihmuar Ukrainën, duke rritur presionin mbi ekonominë ruse. Macron theksoi se duhet ruajtur uniteti midis evropianëve dhe amerikanëve kundër Moskës.

“Mbi të gjitha, ne nuk duhet t’i nënshtrohemi asnjë fryme përçarjeje midis evropianëve dhe amerikanëve. Ne kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të kenë paqe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për ne në mënyrë që kjo paqe të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë”, tha ai.

Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe udhëheqës të tjerë evropianë kanë shprehur dyshimin e tyre ndaj administratës Trump për qëllimet e saj në trajtimin e çështjes ukrainase.

Sipas Der Spiegel, presidenti francez foli gjatë një bisede telefonike me homologët e tij evropianë, përfshirë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, rreth rrezikut që Shtetet e Bashkuara ta tradhtojnë Ukrainën territorialisht pa garanci të qarta për çështjen e sigurisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sensore te rinj ne automjete do te parandalojne aksidentet me cikliste gjate hapjes se dyerve 6932c52ed338f
Lajmi i mëparshëm

Sensorë të rinj në automjete – do të parandalojnë aksidentet me çiklistë gjatë hapjes së dyerve

aeroporti i edinburgut ne skoci pezullon fluturimet shkak defektet ne teknologjine e informacionit 6932c72e7497b
Lajmi i radhës

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë