macron pret qe sanksionet e okb se kunder iranit te rivendosen deri ne fund te muajit 68cc60f4a6faa

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

September 18, 2025
1 minut lexim

Fuqitë e mëdha evropiane ka gjasa t’i rivendosin sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit deri në fund të muajit, tha të enjten presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Macron theksoi se pritet rikthimi i sanksioneve sepse rundi i fundit i bisedimeve me Teheranin, që synonte parandalimin e tyre, u konsiderua joserioz.

Britania, Franca dhe Gjermania, grupi i ashtuquajtur E3, nisën në fund të gushtit një proces 30-ditor për rikthimin e sanksioneve të OKB-së.

Ato i vendosën kushte Teheranit, të cilat ky i fundit duhej t’i plotësonte gjatë shtatorit, në mënyrë ato ta shtynin aktivizimin e “mekanizmit për rikthimit automatik” të sanksioneve të OKB-së.

Për shtyrjen e rikthimin të sanksioneve për gjashtë muaj, në mënyrë që të mundësohen bisedime serioze, Irani kushtëzohej që t’u lejonte përsëri qasje inspektorëve bërthamorë të OKB-së në objektet bërthamore të Teheranit – të cilët gjithashtu do të kërkonin llogari për rezervat e mëdha të uraniumit të pasuruar të Iranit – si dhe me përfshirjen në bisedime me SHBA-në.

I pyetur në një intervistë në Channel 12 të Izraelit nëse rikthimi i sanksioneve ishte një çështje e mbyllur, Macron u përgjigj: “Po. Mendoj se po, sepse lajmet e fundit nga Irani nuk janë serioze”.

Ministrat e Jashtëm të grupit E3, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe homologu i tyre iranian zhvilluan një telefonatë të mërkurën, në të cilën diplomatët nga të dyja palët thanë se nuk kishte pasur ndonjë përparim thelbësor, megjithatë dera mbetet e hapur për të arritur një marrëveshje përpara se të skadojë afati.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së me 15 anëtarë do të votojë të premten për një rezolutë që do t’i hiqte përgjithmonë sanksionet e OKB-së ndaj Iranit – një hap që kërkohet pas nisjes së procesit nga grupi E3.

Sipas diplomatëve, rezoluta ka pak gjasa të marrë minimumin prej nëntë votash të nevojshme për të kaluar, dhe edhe nëse do t’i siguronte, kundër saj do të përdorej vetoja nga Shtetet e Bashkuara, Britania ose Franca. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ia mund te parashikoje semundje vdekjeprurese 10 vite perpara se te shfaqen 68cc60af15a3d
Lajmi i mëparshëm

IA mund të parashikojë sëmundje vdekjeprurëse 10 vite përpara se të shfaqen

erdogan takohet me djalin e trump reagon opozita turke ndwrsa palestina rrjedh gjak presidenti ben biznes 68cc62a713ad6
Lajmi i radhës

Erdogan takohet me djalin e Trump, reagon opozita turke: Ndwrsa Palestina rrjedh gjak, presidenti bën biznes

Të fundit nga

ShkoLartë