macron ne 2026 adoleshentet franceze sdo te kene qasje ne rrjetet sociale 6939cd7531b7c

Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në rrjetet sociale

December 10, 2025
1 minut lexim

Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi se dëshiron të “imponojë verifikimin e moshës në të gjitha platformat e mediave sociale” dhe të ndalojë përdoruesit nën 15 ose 16 vjeç, si pjesë e një projektligji që do të prezantohet në fillim të vitit 2026.

“Qëllimi është të prezantohet një projektligj qeveritar në vitin 2026, që në janar dhe të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi presidenti.

“Po del një konsensus për këtë çështje. Australia sapo e ka bërë këtë për ata nën 16 vjeç’’, theksoi ai.

Qindra mijëra adoleshentë në Australi u zgjuan dhe e gjetën veten të shkëputur nga aplikacionet në të cilat kalonin disa orë në ditë.

Gjeneratat si Facebook, Instagram, YouTube, TikTok, Snapchat dhe Reddit tani duhet të ndalojnë përdoruesit australianë nën moshën 16 vjeç.

“Sa më shumë kohë para ekranit të rrisim, aq më shumë bie performanca arsimore, sa më shumë kohë para ekranit të rrisim, aq më shumë shtohen problemet e shëndetit mendor”, theksoi Macron.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rustemi per akuzat e opozites ndaj qeverise kurti asnje falje pas raportit te fbi se 6939cd600fc7b
Lajmi i mëparshëm

Rustemi për akuzat e opozitës ndaj Qeverisë Kurti: Asnjë falje pas raportit të FBI-së

zbulimi qe corienton rrotullen e historise arkeologet zbulojne vendin qe verteton se paraardhesit tane krijuan cakmakun 350 mije vite para se cmendohej 6939cf26626b3
Lajmi i radhës

Zbulimi që çorienton rrotullën e historisë, arkeologët zbulojnë vendin që vërteton se paraardhësit tanë krijuan “çakmakun” 350 mijë vite para se ç’mendohej

Të fundit nga

ShkoLartë