macron evropianet te vetmit qe duhet te vendosin se cfare te bejne me asetet ruse 69258044793fa

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

November 25, 2025
1 minut lexim

Presidenti francez Emmanuel, Macron deklaroi në një intervistë se ”u takon evropianëve të vendosin se si t’i përdorin asetet e ngrira ruse, të cilat Donald Trump po i propozon si pjesë të planit të tij për të investuar në projekte të udhëhequra nga SHBA-të për të rindërtuar Ukrainën.



“Evropianët janë të vetmit që duhet të thonë, meqenëse është pjesë e planit, se çfarë do të bëhet me asetet e ngrira ruse të mbajtura nga evropianët”, theksoi kreu i shtetit.

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë. Nëse do të donte do ta bënte. Por, sot ai vazhdon të vrasë civilë dhe vazhdon të shkatërrojë në mënyrë metodike gjithçka që lidhet me energjinë elektrike dhe ta zhytë popullsinë në të ftohtë dhe errësirë”, shtoi ai.

Për presidentin francez “paqja fillon me një armëpushim”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti i keq pezullohet lundrimi i anijeve te peshkimitshtyhet udhetimi i tragetit 69257f14e47fb
Lajmi i mëparshëm

Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…

transportuesit publike ndryshojne formen e protestes 6925812e5322b
Lajmi i radhës

Transportuesit publikë ndryshojnë formën e protestës

Të fundit nga

ShkoLartë