macron dronet qe shkelin hapesiren ajrore evropiane do te shkaterrohen 68de9dbcc3f47

​Macron: Dronët që shkelin hapësirën ajrore evropiane do të shkatërrohen

October 2, 2025
1 minut lexim

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se dronët që shkelin hapësirën ajrore evropiane do të shkatërrohen, teksa udhëheqësit po shqyrtojnë një përgjigje ndaj shkeljeve të dyshuara të hapësirës ajrore ruse në javët e fundit.

“Është shumë e rëndësishme të kemi një mesazh të qartë. Dronët që do të shkelin territoret tona, thjesht po marrin një rrezik të madh. Ato mund të shkatërrohen”, tha Macron në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë.

Macron riafirmoi se ata do të bënin atë që duhet të bënin për të ruajtur ajrin dhe integritetin territorial, raporton KosovaPress.

“Ne jemi të gatshëm dhe jemi në pozicion për të ruajtur hapësirën ajrore dhe integritetin tonë territorial. Ne jemi të gatshëm në krahun lindor të NATO-s dhe në të njëjtën kohë jemi të gatshëm edhe për më tepër, si dhe pa e zvogëluar këtë angazhim për të ofruar garanci të sigurisë për Ukrainën”, shtoi ai.

Dje, në një intervistë për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Macron tha se ata nuk do të përjashtojnë asgjë nëse një avion luftarak rus hyn në hapësirën ajrore evropiane.

“Në përputhje me doktrinën e paqartësisë strategjike, mund t’ju them se asgjë nuk është jashtë diskutimit”, tha ai.

Shumë vende të BE-së, përfshirë Poloninë, Rumaninë, Letoninë, Estoninë, Norvegjinë dhe Danimarkën, së fundmi kanë raportuar shkelje të hapësirës ajrore ose ndërprerje nga drone, transmeton ATSH.  

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kompania meta do shfaqe reklama bazuar ne nderveprimet me inteligjence artificiale 68de9d6e08624
Lajmi i mëparshëm

Kompania Meta do shfaqë reklama bazuar në ndërveprimet me inteligjencë artificiale

credins bank sjell sot apple pay per mbajtesit e kartave mastercard ne shqiperi 68dea27299390
Lajmi i radhës

Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë