machado ia kaloi cmimin trump reagon komitetit i nobelit cmimet nuk transferohen 696a78d36445c

Machado ia kaloi çmimin Trump, reagon Komitetit i Nobelit: Çmimet nuk transferohen

January 16, 2026
1 minut lexim

Komiteti i Nobelit dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë duke theksuar se çmimet e tij “nuk mund të revokohen, të ndahen apo t’u transferohen të tjerëve”.

Reagimi erdhi pas lajmit se liderja e opozitës venezueljane Maria Corina Machado ia dhuroi Donald Trumpit Nobelin e Paqes me të cilin u nderua në 2025-sën.

Vetë Trumpi u shfaq mjaft i kënaqur me këtë fakt. Presidenti amerikan pozoi për një foto në Zyrën Ovale, duke buzëqeshur fort teksa mbante çmimin dhe qëndronte pranë Machados, e cila u pohoi gazetarëve se kishte vendosur t`ia kalonte shefit të Shtëpisë së Bardhë medaljen e saj, të cilën e fitoi për shkak të angazhimit të saj për ta shndërruar Venezuelën në një demokraci.

Shume media të huaja megjithatë theksojnë faktit që ajo nuk ka marrë në këmbim ndonjë angazhim mbështetjeje nga ana e Trumpit. Komiteti Norvegjez i Nobelit publikoi një postim të gjatë në Tëitter, ku theksonte se sipas Nenit 10 të statutit,  ndonëse shumë çmime “janë kaluar më tej” pas vdekjes së fituesit, ato nuk mund të dhurohen. “Një medalje mund të ndryshojë pronar, por titulli i një laureati të Çmimit Nobel për Paqen nuk mundet,”theksohej në postim.

“Kam dëgjuar se ajo dëshiron ta bëjë këtë, do të ishte një nder i madh,” kishte thënë Trumpi për rrjetin amerikan Fox News përpara takimit me Machadon. Por jo pa hedhur një thumbim ndaj Komitetit Nobel në Oslo: sidoqoftë kjo është “turp i madh për Norvegjinë” që ma dha çmimin menjëherë, tha Trump. Shumë njerëz, veçanërisht në Venezuelë, tani pyesin veten: çfarë nuk shkon me Machado-n që ajo është e gatshme t’i dhurojë çmimin më të rëndësishëm në botë, edhe pse vetëm simbolikisht, personit më të fuqishëm në botë?

Dhe kjo pasi Trumpi e poshtëroi atë para gjithë botës pas ndryshimit të pushtetit në Venezuelë, duke e përshkruar Machado-n si një “grua të mirë” por një që “nuk gëzon mbështetjen apo respektin e vendit”, dhe duke mbështetur në vend të kësaj vazhdimësinë dhe presidenten e përkohshme Delcy Rodríguez.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ldk ne udhekryq politik vjen paralajmerimi largimi i abdixhikut nuk e shpeton partine 696a78beea825
Lajmi i mëparshëm

LDK në udhëkryq politik, vjen paralajmërimi: Largimi i Abdixhikut nuk e shpëton partinë

rusia groenlanda i perket danimarkes 696a7ec3655d4
Lajmi i radhës

Rusia: Groenlanda i përket Danimarkës

Të fundit nga

Rusia: Groenlanda i përket Danimarkës

Rusia ka shprehur mbështetje për Danimarkën lidhur me statusin e Grenlandës, duke deklaruar se e konsideron ishullin si territor danez. Kremlini theksoi gjithashtu se situata e sigurisë rreth Grenlandës është “e jashtëzakonshme”
ShkoLartë