macaulay culkin sqaron thashethemet per home alone pas 35 vitesh 6896e846719f8

Macaulay Culkin sqaron thashethemet për “Home Alone” pas 35 vitesh

August 9, 2025
1 minut lexim

Macaulay Culkin ka sqaruar disa prej thashethemeve më të famshme rreth filmit “Home Alone”, që e bëri të famshëm 35 vite më parë.

Në një intervistë të rrallë për emisionin “Hot Ones” në YouTube, aktori 44-vjeçar foli për prapaskenat e filmit dhe momentet ikonike që kanë ngjallur diskutime për dekada.

Culkin mohoi zërat se kishte improvizuar frazën e famshme “Ju dorëzoheni? Apo keni etje për më shumë?”, por tha se një tjetër moment, kur i thotë një punonjësi dyqani “Sepse je i huaj”, ishte plotësisht i improvizuar prej tij, shkruan DailyMail.

Po ashtu, konfirmoi se fotografia e “të dashurës së Buzz-it” nuk ishte e një vajze, por e një djali të maskuar nga ekipi i filmit, për të shmangur talljen ndaj vajzave.

Një tjetër zbulim ishte edhe ai i dublantit të tij në film, një burrë 30-vjeçar i quajtur Larry, të cilin Culkin e kishte marrë për 13-vjeçar.

Ai rrëfeu një skenë të rrezikshme kur rafti u shemb mbi të dhe u desh të xhirohej disa herë, duke u lutur që “mos të ndodhte gjë me Larry-n”.

Në intervistë, Culkin foli edhe për rolin që e kishte refuzuar pa e ditur rëndësinë e tij, protagonistin në filmin “Rushmore” të Wes Anderson.

Ai pranoi se ishte penduar që nuk e kishte lexuar skenarin, duke thënë: “Kur e gjeta më vonë mes letrave të vjetra, thashë ‘Oh, dreq!’”.

Culkin, që u tërhoq nga aktrimi në vitin 1994 pas suksesit me “Richie Rich”, tregoi se i ishte përkushtuar jetës personale për disa vite, përpara se të rikthehej në vitin 2003 me filmin “Party Monster”. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti sot jashtezakonisht i nxehte temperaturat maksimale arrijne deri ne 37c 6896e71bcd116
Lajmi i mëparshëm

Moti sot jashtëzakonisht i nxehtë, temperaturat maksimale arrijnë deri në 37°C

ugsh forca te shumta policore kane hyre ne mjediset e news24 dhe panorama group 6896facb925e4
Lajmi i radhës

UGSH: Forca të shumta policore kanë hyrë në mjediset e News24 dhe Panorama Group!

Të fundit nga

ShkoLartë