ma hodhi femijen ne ajer prindi paralajmeron per pajisjen elektrike boxer tek shetitorja ne shkembin e kavajes 6987c854cf120

“Ma hodhi fëmijën në ajër”, prindi paralajmëron për pajisjen elektrike “boxer” tek shëtitorja në Shkëmbin e Kavajës

February 8, 2026
1 minut lexim

Dy pajisje argëtuese për matjen e forcës së krahut, të njohura si “boxer” dhe të instaluara në shëtitoren bregdetare te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet se përcjellin korrent duke u kthyer në burim rreziku për fëmijët, të rinjtë dhe çdokënd që u afrohet.

Një prind, i alarmuar pas një incidenti me fëmijën e tij, ka njoftuar Policinë e Durrësit dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur një fatkeqësi të mundshme.

Dyshohet se lagështia dhe ekspozimi i tyre ndaj kushteve atmosferike mund të ketë shkaktuar ndonjë defekt duke i kthyer në të rrezikshme.

“Këto dy makinetat këtu japin korrent se më zuri çunin, e hodhi përpjetë. Ishte me çorape kur u afrua, dhe e drodhi, filloi duke qarë. Kam njoftuar policinë tani që të shikojnë dhe t’i stakojnë”, shprehet qytetari.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

itali dhjetera qytetare protestojne kunder lojerave olimpike dimerore 6987c78c61e68
Lajmi i mëparshëm

Itali: Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimërore

davenport sulmi i banjskes mund te ishte shume me i keq thirrje per zgjim per kercenimet reale ndaj kosoves 6987c86eae47a
Lajmi i radhës

Davenport: Sulmi i Banjskës mund të ishte shumë më i keq, thirrje për zgjim për kërcënimet reale ndaj Kosovës

Të fundit nga

Granit Xhaka me përqafim emocional

Granit Xhaka ishte një nga figurat që tërhoqi vëmendje në “Emirates” pas ndeshjes Arsenal–Sunderland, e cila përfundoi me fitore bindëse 3-0 për vendasit në kuadër të Ligës Premier. Kapiteni i Sunderlandit, i
ShkoLartë